Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) zgjati 96 ditë afatet e dokumentacionit të tenderit për operatorin e tretë mobil në vend, me kërkesë të ofertuesit të vetëm – “One Macedonia Telecommunications”, pjesë e kompanisë hungareze “4iG”. Me këtë vendim, afati final për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm është 12 janar 2026, ndërsa afati për dhënien e lejes për përdorim të radiofrekuencave është 25 shkurt 2026.
Sipas AKE-së, vendimi është miratuar më 21 nëntor, bazuar në Ligjin për Komunikime Elektronike dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, si dhe në kërkesën e dorëzuar nga One Macedonia për shtyrje të afateve.Pas hapjes së ofertave më 22 gusht, Komisioni për zbatimin e tenderit konfirmoi se dokumentet përmbushnin të gjitha kushtet. Por për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në tetor, vendimi përfundimtar u shty pas zgjedhjeve.
Në tregun e komunikimeve elektronike aktualisht veprojnë operatorët rrjetorë: Telekomi i Maqedonisë, A1 Macedonia, si dhe operatorët virtualë Lycamobile, MTEL, Robi dhe Green Telecommunications
