7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / QEVERIA DËSHTON NË INVESTIMET KAPITALE, RRUGA SHKUP-BLLACË PIKËPYETJE...

Akademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / QEVERIA DËSHTON NË INVESTIMET KAPITALE, RRUGA SHKUP-BLLACË PIKËPYETJE DERI 2025!

Në Maqedoninë e Veriut, nevoja për investime kapitale është shumë e madhe, për shkak se këto janë impuls i mirë për krijimin e vendeve të reja të punës, për nxitjen e konsumit, për nxitjen e investimeve tjera përcjellës etj. Andaj me të drejtë edhe komuniteti i biznesit kërkon që këto (mjete) që janë alokuara për investime kapitale, të realizohen në kohë, së paku të zbatohen në mënyrë transparente dhe të zbatohen në vendin e duhur dhe me procedura të rregullta.
Republika e Maqedonisë së Veriut edhe këtë vit do të dështon me realizimin investimeve kapitale në 2019 janë të planifikuar të realizohen 442 milion euro, kurse dinamika e realizimit është dëshiruese, ato janë realizuar muajin e parë 5 milion euro, muajin e dyte 10 milion euro, muajin e tretë 11 milion euro dhe muajin e katërt 15 milion euro ose gjithsej 42 milion euro ose për katër muaj apo gjithsej 9.83%. Nëse do të vazhdon me këtë dinamik ajo do të realizoj investimet kapitale sa vitin e kaluar 31% që do të jetë një dështim i ekipit ekonomik të qeverisë aktuale.
Kryesisht, te ne investimet kapitale kanë shkuar në infrastrukture rrugore po si duke edhe në këto po dështon qeveria aktuale ashtu si qeveria paraprake. Autostrada Shkup- Bllacë disa cikle zgjedhore është në programet zgjedhore të partive politike, kemi dëgjuar gënjeshtra të vazhdueshme se do të shpallet tender për zgjedhjen e koncesionerit, 2011, 2014, pastaj 2015, 2016, por deri më sot nuk është realizuar asgjë. Derisa nga ana e Maqedonisë së Veriut ende pritet studimet e ndryshme dhe projekti themelor, tenderi, të fillon puna, nga ana e Kosovës autostrada nga Prishtina deri në Bllacë u ndërtuar dhe sot bëhet hapja e sajë.
Ky projekt i rrugës Shkup Bllacë do të kushton 110 milion euro dhe është i ndarë në dy faza ku faza e parë 2 km nga kufiri deri te rruga lidhëse, ku ishte paraparë të fillon në fillim të këtij viti dhe të kryhet për 1 vjet e gjysmë dhe pastaj pjesa tjetër prej 10.5 km të ndërtohet për 3 vjet. Maqedonia po vonohet edhe pse ishte paraparë që rruga Shkup Bllacë të fillon në fillim të këtij viti, punimet ende nuk kanë filluar, bile as dokumentacioni dhe procedura e tenderimit nuk ka filluar. Përgjigjet e autoriteteve të Maqedonisë janë demoralizuese duke gjetur arsye të ndryshme pse punimet nuk po fillojnë. Autostrada nga Shkupi në Bllace, ka gjithsej 12.5 Km dhe premtohet nga viti 2010 dhe nuk është ndërtuar asgjë kurse nga ana tjetër qeveria e Kosovës e ka përfunduar pjesën e vete te autostradës “Arbër Xhaferi” me 70 km autostradë duke punuar në tre turne. Kjo flet për neglizhencë të qeverisë së Maqedonisë, e cila po dëshmon se që nuk ka interesim të krijojë lidhje dhe infrastrukturë rrugore me Kosovën që është një parakusht përpos zhvillimit ekonomik, te dy vendeve shërben edhe si urë lidhëse mes shqiptarëve te Maqedonisë dhe atyre të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments