9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / MOSVOTIMI I KANDIDATIT SHQIPTAR, VENDIM I DËMSHËM

Akademik Prof.Dr.Izet Zeqiri / MOSVOTIMI I KANDIDATIT SHQIPTAR, VENDIM I DËMSHËM

Shqiptarët çdo herë kanë tentuar që Maqedonia të jetë shtet i qytetarëve dhe etnive të barabarta, ndërsa elitat politike të partive maqedonase tradicionalisht kanë preferuar një model etnocentrik në ndërtimin e shtetit, ku ato do të kishin pozitën dominante. Shqiptarët nuk duhet të besojnë se krijimin dhe avancimin e mekanizmave të mirëfillta për një funksionim të drejtë, transparent dhe jo-diskriminues të shtetit ligjor në Maqedoni do ta bëjnë partitë Maqedonie, duke u anëtarësuar në to dhe duke i votuar siç po ndodh tani. Është shqetësuese rrëshqitja e trupit votues shqiptarë dhe votimi i partive maqedonase. Sot pothuajse çdo shqiptarë nga mllefi dhe pakënaqësia e rezultateve të partive shqiptare marrin angazhime orientuese politike dhe partiake të partisë maqedonase LSDM. Neve nuk na duhen parti “multi-kulti” por na duhen parti të forta shqiptare që do të angazhohen për luftimin e të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato në bazë etnike, fetare, të moshës, gjuhësore, ekonomike e sociale.
Jam pro zgjedhjeve presidenciale si një mundësi për vendimmarrje demokratike të qytetarëve dhe si mundësi e forcave politike për t’i matur forcat. Gjithë kjo së bashku, i kontribuon demokratizimit të mëtejshëm të vendit, megjithatë shqiptarët duhet të votojnë kandidatin shqiptarë e jo kandidatë të partive Maqedonase, duke mos nxitur që elektorati shqiptarë të votoj drejtpërdrejtë parti Maqedonase të cilat nuk munden të artikulojnë interesat e shqiptarëve. Konsideroj se shqiptarëve u nevojiten ndryshime dhe ide të reja që do të rezultojnë me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, social dhe kulturorë. Ne në këto zgjedhje duhet të promovojmë një kandidat shqiptar me një qasje të re një fuqi të një lidershipi të ri që do të bazohet në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, një lidership që tërësisht do tu përkushtohet nevojave të qytetarëve nga pozita e kryetarit të shtetit.
Ne si shqiptarë duhet të jemi kundër qasjes së kësaj qeverie dhe kundër praktikimit dhe përkushtimit të konceptit një shoqëri për të gjithë, duhet të jeni kundër Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri” dhe interkulturalizmit në vend. Edhe pse thelbi i kësaj ideje është ndalimi i dominimit të njërës etni mbi tjetrën dhe eliminimi i izolimit në katër muret e përkatësisë së vet etnike. Koncepti “Një shoqëri” si shoqëri multikulturore është problem , ngaqë ne jemi të mbushur me dallime dhe diskriminime. Është e vërtetë se njerëzit lindin të barabartë për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve që kanë, por në Maqedoni diskriminimi mbi baza etnike ka qenë shumë i mprehtë dhe vazhdon të jetë në gjitha sferat e jetës. Implementimi i ketij koncepti do të thoshte: “Trajtim i barabartë dhe konkurim në në bazë të principeve të meritokracisë dhe konkurrimit të barabartë”. Një gjë e këtillë është e pamundur duke mar për bazë diskriminimin që e kemi pasur ne si shqiptarë në të kaluarën, ku mekanizmi për realizimin e Strategjive Anti-shqiptare ka qenë shtetit dhe institucionet e tij. Politika anti-shqiptare ka qenë e pranishme gjatë tërë zhvillimit të RSFJ-së me periudha dhe me faza të veçanta, ku ka ardhur në shprehje jo vetëm diskriminimi i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës, por edhe brutalitet institucional kundër popullsisë shqiptare. Andaj shqiptarët duhet të jenë të vendosur që me përkushtim të punojnë për një kandidat shqiptar siç e meritojnë dhe ashtu sic do ta dëshironim pavarësisht rezultateve zgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments