9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Izet Zeqiri/ASKUSH NUK MUNDET TA KUFIZOJË TË MENDUARIT DHE TË...

Akademik Prof.Dr Izet Zeqiri/ASKUSH NUK MUNDET TA KUFIZOJË TË MENDUARIT DHE TË SHKRUARIT TIM

Liria e mendimit është një e drejtë absolute qytetare e çdo kujt por edhe e imja, që do të thotë se askush mund ta rrezikojë ose kufizojë të menduarit dhe të shkruarit tim. Shkrimet dhe analizat e mia janë produkt i punës time, ku unë parashtroj problemet e caktuara të mbështetura dhe të argumentuar me numra dhe fakte të përpunuara dhe të analizuara mirë dhe përgjithësisht ato janë të lidhura me brengat tona si shqiptarë.
Për mua si profesor dhe si akademik, kjo e drejtë paraqet një kompilacion i më shumë të drejtave sepse ashtu i kam titujt intelektual edhe akademik (siç është e drejta e lirisë së mendimit, e ndërgjegjes dhe besimit, e përgjegjësisë, e drejta e shprehjes publike të mendimit, e drejta e pjesëmarrjes në jetën publike etj dhe nuk mbështetem pas pushteteve.
Unë mendoj se komunikimi i im përmes fb por edhe me media, mundëson shkëmbim idesh por edhe pasurim të mendimeve të ndryshme për problematika të caktuara dhe nuk i bënë dëm askujt. Mendoj se përkundrazi, paraqet një shkëmbim të informacioneve apo statistikave që janë më rëndësi për opinionin. Shkrimet e mia dhe prezantimet e mia janë burimore dhe autoriale, unë kurë nuk kam lejuar, as që do të lejoj që puna ime, deklaratat dhe shkrimet e mia të kalojë përmes ndonjë filtri të kontrollit apo porositje nga dikush.
Në këtë kontest dënoj ashpër komentin e një kolegu tim në gjuhën e urrejtjes, fyerjes dhe shpifjes për shkrimin tim, për çështjen e Arsimit të lartë të botuar edhe në gazetën Lajm.. Ky shkrim dhe këto numra nuk janë të drejtuara kundër askujt, sepse janë vazhdimësi e fakteve që prezantoj për situatën në Arsimin e lartë.
Të them edhe diçka dorën në zemër këtë ofendim nuk ma kanë bërë as edhe anëtarët BDI-, të cilët shumë i kam thumbuar gjatë qeverisjes së tyre, por si duket këto shqiptarët e LSDM –së janë më të egër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments