-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËT NË MAQEDONI NUK JANË BESIMTARË FANATIKË...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / SHQIPTARËT NË MAQEDONI NUK JANË BESIMTARË FANATIKË TË ASNJË RELIGJIONI (FEJE), SIÇ DËSHIRON T’I PARAQESË PROPAGANDA E HUAJ PARA BOTËS

Pavarësisht nga ndarjet e përçarjet që ua kanë imponuar regjimet jodemokratike të kohës dhe sunduesit e huaj, pjesa adërmuese e banorëve të sotën në Maqedoninë Veriore, pa dallim të deklarimit të sotëm të kombësisë dhe besimit fetar, janë të vetëdijshëm për rrënjët e tyre, të kaluarën dhe historinë e përbashkët. Shumica e banorëve të sotëm në Maqedoninë Veriore nuk e ndjejnë veten serbë apo bullgarë, por banorë autoktonë të Maqedonisë, që e kanë ndryshuar (deklaruar) me dhunë identitetin e tyre në të kaluarën, për të mbijetuar.

Shqiptarët në Maqedoni u përkasin tri besimeve fetare: shumica i përkasin besimit islam (dhe bektashi), një pjesë janë të besimit të krishtetë, katolikë dhe ortodoksë (shumica të asimiluar në sllavë, por që i njohin rrënjët e tyre etnike shqiptare), ndërsa një pjesë e vogël janë ateistë, nën ndikimin e propgandës së gjatë komuniste në këto vise, sikurse në të gjitha viset tjera shqiptare.

Për ata që nuk e dinë, ua përkujtojmë se, dhjetëra organizata joqeveritare, qendra fetare, fondacione, shkolla dhe media (të cilat dyshohet se financohen nga jashtë, për zhvillim të propagandës fetare, jo të islamit apo krishterizmit të vërtetë), nuk udhëhiqen nga shqiptarë vendës dhe individë nga familje fisnike, por nga shqipfolës me përkatësi etnike të tjera, të cilët nuk i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Mes tyre nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe një numër të vogël shqiptarësh të manipuluar, kryesisht për interesa financiare, si elemente të ish regjimit komunist, të shërbimeve sekrete dhe nëntokës kriminale, si gjithandej në botën shqiptare.

Shqiptarët në Maqedoni dinë t’i respektojnë, mbrojnë dhe dallojnë qartë besimet e tyre fetare dhe identitetin kombëtar. Për këtë kanë dhënë prova përgjatë shekujve, nën okupimet e huaja dhe regjimet e egra antishqiptare të kohës.

Prandaj, secili që merr guximin pa argumente t’i akuzojë shqiptarët në Maqedoni, duhet ta dijë se shumiva e shqiptarëve të këtushëm ende nuk kanë veshur dimija të grave, ata dinë ta duan kombin dhe ta mbrojnë çështjen kombëtare.

Fenomenet negative që na kanë goditur të gjithë shqiptarëve nuk duhet t’u përshkruhen ndaras vetëm shqiptarëve në Maqedoni.

Ju përkujtojmë se në Maqedoni jetojnë së paku 200 mijë pjesëtarë të besimit islam, disa grupe etnike me përkatësi joshqiptare!

Për ata që nuk e dinë, ua përkujtojmë se, dhjetëra shkolla shqipe në vendbanimet e pastra etnike (me shqiptarë të besimit islam), mbajnë emra të patriotëve shqiptarë, si: Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Pashko Vasa, Migjeni, Nëna Terezë, Gjergj Katriot Skënderbeu etj. Banorët vendës i kanë zgjedhur me dëshirë (nuk u janë imponuar nga pushteti) këto emra për shkollat e tyre dhe krenohen me këto figura të shquara të kombit tonë.

Për fund, nëse nuk e keni ditur, në bazë të statistikave, fëmijët shqiptarë në Maqedoni mbajnë kryesisht emra të pastër në gjuhën shqipe, më tepër se kudo në viset tjera shqiptare, përfshi edhe Tiranën dhe Prishtinën (edhe përkundër ndalesave ligjore të rrepta për pagëzimin e fëmijëve me emra shqip, sidomos gjatë regjimit komunist, kur shumë prindër janë larguar nga puna ose janë dënuar në forma të ndryshme për shkak të emrave të bukur shqip të fëmijëve të tyre!

Përveç kësaj, shqiptarëve në Maqedoni, ish-regjimi komunist një periudhë të gjatë ua ndaloi me ligj lindjen e më tepër se 2 fëmijëve! Për të gjitha krimet të pushtetit komunist ndaj shqiptarëve deri më sot askush nuk është dënuar, as u ka kërkuar falje! Gjenocid i paparë, apo jo?!

(3 janar 2018)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments