7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr. Abdulla Mehmeti / Reflektim i ditës mbi mediumet shtetërore

Akademik Prof.Dr. Abdulla Mehmeti / Reflektim i ditës mbi mediumet shtetërore

Reflektim i ditës

Reflektim i ditës

Maqedonia e ndryshoi emrin e shtetit në Maqedonia e Veriut, një ditë mund të bëhet edhe e Lindjes apo Perëndimit, por pushteti i këtij vendi vështirë se mund ta pastrojë shpirtin e tij të shitur, me orientim thellësisht serbomadh e rusomadh.

Përkushtimin e rrejshëm për NATO e BE përditë e më shumë e shpreh hapur me sjelljen e tij ndaj qytetarëve dhe vlerave demokratike, siç propagandojnë mediet telalle të pushtetit.

Për gjashtë vjet sa janë në pushtet këto parti politike me oligarkët e tyre, asnjëherë të vetme nuk më janë hapur dyert e televizioneve publike, as në ato me programe në gjuhën shqipe.

Ju mendoni çfarë të doni, por mua përvoja jetësore dhe dija më thonë se ky pushtet ka orientim shumë antishqiptar, kundërdemokratik dhe johuman.

Pse frikësohet ky pushtet nga e vërteta, nëse i ka llogaritë e pastra me vetveten dhe qytetarët e vendit?!

(23. 10. 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments