3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / QENTË E DEMOKRACISË

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / QENTË E DEMOKRACISË

Ose: Shuarja e demokracisë dhe ngjallja e qenokracisë)

Askush nuk e ka menduar se do të vijë kjo ditë, kur më shumë do të ketë qenë nëpër rrugët e qyteteve tona se sa banorë, se do të ketë edhe racë njerëzish që do të vinë në skenën politike dhe në pushtet, që do të bashkëjetojnë në “paqe dhe siguri” me qentë endacakë, por jo edhe me banorët vendës, përderisa numri i qenve endacakë rritet, ndërsa numri i banorëve, i nxënësve, i studentëve, i rinisë, i fuqisë punëtore, zvogëlohet çdo ditë.

Për këtë racë politikanësh e pushtetarësh, nuk vlen më ajo thënia e famshme “rina është ardhmja e një vendi”, duke krijuar rregulla dhe parime të reja për mënyrën e jetesës në këtë vend, ku “qentë janë përditshmëria jonë, problemi ynë, sfidat me të cilat duhet të përballen qytetarët, sot e në të ardhmen, ose ta braktisin vendin, siç e kanë braktisur shumica deri më sot, që kjo klasë politikanësh hajdutë e të korruptuar më lehtë t’i realizojnë planet sekrete të armiqve kundër shqiptarëve, detyrë për të cilën sigurisht se paguhen shtrenjtë nga të huajit.

Fol, ndash mos fol, “Treni i Qirës” (Çubrilloviqit), nga Shkupi-Tetova-Gostivari-Kërçova-Struga dhe anasjelltas, lëviz përditë rahat-rahat nëpër trojet shqiptare.

Kush e di se çfarë poste sjell këndej ky tren dhe në adresë të kujt!

Deri kurë kjo do të jetë kështu, këtë me saktësi nuk e dimë, edhe kur e dimë nuk kemi se kujt t’ia themi, sepse shumë pak kanë mbetur njerëz në këtë vend, ku ka përditë e më shumë qenë endacakë dhe politikanë e pushtetarë të korruptuar, hajdutë e të shitur?!

(31. X. 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments