Pas një shekulli, 113 – 115 vjet nga Kongresi i Manastirit (1908), e paska “zbuluar” një gazetar nga Shkupi, jo ndonjë studiues shqiptar apo i huaj, kinse Rexhep Nuredin Voka* nga Shipkovica e Tetovës paska qenë “i korruptuar” nga pushteti i Perandorisë Osmane, “sabotues” i njësimit të Abecesë (Alfabetit) së Gjuhës Shqipe, sipas kësaj edhe “tradhtar” i çështjes kombëtare?!
*Nga shumë studiues emri i këtij rilindësi shkruhet gabimisht, si Nuredin Rexhep Voka, kurse emri i tij ka qenë Rexhep, ndërsa emri i babait të tij ka qenë Nuredin Voka. (Shih: Nuredin Rexhep Voka (1847 – 1917) was an Albanian alim, mufti, writer and a prominent activist of the Albanian National Awakening.)
Presim të përfshihen në këtë diskutim, studiuesit, njohësit e këtij personaliteti dhe veprimtarisë së tij, para publikimit të analizës sime: KODI ETNIK DHE POLITIK “VOKA”, NGA PRAGU I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË DERI NË DITËT E SOTME, PAK I NJOHUR NDËR SHQIPTARËT
Ja çfarë shkruan gazetari Arben Ratkoceri, me siglën e gazetës Koha në Shkup, së pari më 2020 dhe të rishpërndarë më 2023, me rastin e 115-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në muajin e festave të Nëntorit.
Më 2020,
Shkruan: Arben Ratkoceri
“Tetovari, Rexhep efendi Voka, ishte caktuar Kryetar i Kongresit të Manastirit, e jo Përmetari, Mit’hat bej Frashëri. Mirëpo një ditë para hapjes, më 13 nëntor 1908, Rexhep Voka “korruptohet” nga Osmanët, duke u emëruar ( dikund riemëruar) myfti i Vilajetit të Manastirit, hierarku më i lartë fetar. Ai me këtë, tenton ta “minoj” punën e Kongresit, madje shkon më tej dhe përgatiti dhe përhapi një abetare të shqipes me shkronja arabe, si dhe dy broshura të tjera, gjithnjë duke pasur nxitjen dhe mbështetjen e Osmanëve.. Përkundër kësaj, mbajtjen e Kongresit e shpëtuan, para së gjithash konsulli austro-hungarez, Augus Kral, pastaj Qiriazët dhe delegatët e Shkodrës dhe Korçës.
Nga historia e Jolavdishme“
Më 2023,
Shkruan: Arben Ratkoceri
“Tetovari, Rexhep efendi Voka, ishte caktuar Kryetar i Kongresit të Manastirit, e jo përmetari, Mit’hat bej Frashëri. Mirëpo një ditë para hapjes, më 13 nëntor 1908, Rexhep Voka korruptohet nga Osmanët, duke u emëruar ( dikund riemëruar) myfti i Vilajetit të Manastirit, hierarku më i lartë fetar. Ai me pas, tenton ta “minoj” punën e Kongresit, madje shkon më tej dhe përgatiti dhe përhapi një abetare të shqipes me shkronja arabe, si dhe dy broshura të tjera, gjithnjë duke pasur nxitjen dhe mbështetjen e Osmanëve.. Përkundër kësaj, mbajtjen e Kongresit e shpëtuan, para së gjithash konsulli austro-hungarez, Augus Kral, pastaj Qiriazët e Manastirit dhe delegatët e Shkodrës dhe Korçës.
Nga ana tjetër sipas albanologut të shquar shkodran, Tomor Osmani, pas fjalimit të kryetarit të Komisionit të Alfabetit, Gjergj Fishta, qe ka zgjat një orë e gjysëm, një hoxhë nga Shkupi, delegat (nuk permend emrin),.me lot në sy dhe shumë i emocionuar i hidhet në përqafim Fishtës.”
Vë vazhdim i paraqesim disa nga komentet e lexuesve në lidhje me këtë shkrim:



