Nuk ka asnjë komb tjetër në botë, që ka rrënjë të lashta sa vet njerëzimi mbi tokë dhe që flet një gjuhë nga më të lashta të botës, e që është katandisur kaq shumë në të katër anët e botës, nga e kaluara e tij e hershme deri në ditët e sotme.
Nuk ka asnjë komb tjetër në botë, që ka arritur ta krijojë me shumë gjak e sakrifica shtetin e tij, e që në territorin e tij të mos i ketë as 1/3 e trojeve të veta etnike.
Nuk ka asnjë komb tjetër në botë, që më tepër ka pjesëtarë të tij në shtete të tjera se sa në shtetin e vet, madje të ketë disa qytete të mëdha në shtete të tjera, që kanë më tepër banorë shqiptarë se sa shteti kombëtar i shqiptarëve.
Ky nuk është mallkim, por ky është një komplot, nga jashtë e nga brenda!
Nëse nuk mundin ta korrigjojnë këtë padrejtësi historike shqiptarët e sotëm, gjeneratat e reja të shqiptarëve, së paku duhet ta ruajnë dhe mbrojnë me dije dhe me forcë këtë që u ka mbetur në trojet e veta etnike, të trashëguar nga gjyshërit dhe baballarët e tyre.
Fajtorët për këtë gjendje nuk duhet të kërkohen te të huajit, por brenda vetes sonë, duke mos e njohur dhe mësuar historinë e vërtetë dhe duke lejuar ta qeverisin vendin, gati gjithmonë, figura të gatuara në kuzhinat e huaja, edhe nga armiqtë më të mëdhenj historikë të kombit shqiptar.
Nga tridhjetë deri pesëdhjetë milionë shqiptarë sa ka gjithsej shqiptarë sot nëpër botë, të cilët e flasin dhe kuptojnë gjuhën amtare shqipe, dhe së paku pesë herë më tepër qytetarë të botës, që kanë prejardhje dhe rrënjë të përbashkëta ose të njëjta pellazge-ilire me shqiptarët e sotëm, dy shtetet e sotëm të shqiptarëve, Shqipëria dhe Kosova, nga gjithsej shtatë milionë banorë sa kanë pasur deri në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, aktualisht kanë mbetur gati me numër të përgjysmuar të banorëve të tyre shqiptarë.
Ky nuk është mallkim, por është komplot, i përgatitur dhe zbatuar në mënyrë sistematike, nga armiqtë dhe mercenarët vendës!
Shqiptari, tradicionalisht ka ditur ta seleksionojë dhe zgjedhë edhe racën e bagëtive të veta, edhe farën e drithërave për të mbjellat, për ta siguruar jetën dhe ekzistencën, por gati asnjëherë nuk ka mundur të seleksionojë e zgjedh më të mirët e racës së tij, si prijës dhe udhëheqës të kombit e të shtetit.
Kështu flasin faktet, mos gërryeni më thellë se nga kjo dregëz mund të del gjak i përzier me shurrë sabahu!
(30. XII. 2022)