Dikur, shërbimet e huaja sekrete rekrutonin njerëz të thjeshtë, që të mos dekonspiroheshin lehtë, ndërsa tani e kanë ngritur nivelin e konspiracionit, rekrutojnë ose ndërlidhin me agjentura këshilltarë të pushtetarëve, edhe në nivel të qeverive.
Kjo bandë kriminale me thasë parash endet nëpër medie, joshin, mashtrojnë, shantazhojnë e komprometojnë edhe njerëz të ndershëm, madje edhe familje të dëshmuara atdhetarësh.
Sa keq kur në një shoqëri nuk funksionon asnjë mekanizëm i kontrollit të shtetit dhe nuk lejohet mendimi kritik, si mekanizëm i pastrimit të shoqërisë nga këta morra gjakpirës!
(27 gusht 2023) Tetovë.