Pse nuk mund të jetë i përshtatshëm modeli i Irlandës Veriore, as i Belgjikës, për rastin e Maqedonisë Veriore, në hapjen e dialogut të mundshëm mes faktorit politik shqiptar (opozitës) dhe pushtetit të Shkupit, qoftë edhe me ndërmjetësim ndërkombëtar?
ÇFARË U DISKUTUA PËR MODELIN E IRLANDËS VERIORE DHE MUNDËSITË E APLIKIMIT TË TIJ NË DIALOGUN MES PRISHTINËS DHE BEOGRADIT
“Modeli i Irlandës së Veriut si zgjidhje për çështjen e Kosovës është diskutuar në mënyrë sporadike në opinion që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe Marrëveshja e së Premtes së Madhe e vitit 1998, e cila i dha fund tre dekadave të dhunës dhe mosmarrëveshjes midis katolikëve dhe protestantëve mbi statusin e Irlandës së Veriut, u rikthye së fundi në fokus nga i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, duke e cituar atë si një shembull i mirë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.”