KUJDES, VARRNGRËNËSIT JANË ZGJUAR LUGAT NË SHKUP!
Këto janë vetëm disa varreza të mbetura pa u shkatërruar nga makineria e rëndë e ndërtimeve të egra dhe të paligjshme nga bandat kriminale në Shkup.
Secili nga këta varre ka pasur pllakë me mbishkrime, në secilin nga këto varre ka pasur skelete njerëzish, stoli, monedha, armë dhe artefakte të tjera. Ka janë ato? Kush i plaçkiti, i vandalizoi dhe shkatërroi ato? Pse janë të zbrazura këto varre dhe pse?!
Mos mendoni se kjo çështje do të përfundojë me ndonjë vendim politik të Drejtorisë për konservim, ose me ndonjë urdhër nga lartë prej organeve të pushtetit!
Kësaj radhe keni prekur në atë që nuk duhet të preket dhe nuk mund të preket, nga askush, jo më nga një grusht banditësh që nënat e tyre i shesin për pak pushtet dhe pasuri personale!
(24 shkurt 2023)