15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaAi është një amerikan i vërtetë’, Trump: Do të blej një 'Tesla'...

Ai është një amerikan i vërtetë’, Trump: Do të blej një ‘Tesla’ për të treguar mbështetjen time për Musk

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të blejë një Tesla të re për të treguar mbështetjen e tij ndaj Elon Musk, themeluesit dhe CEO-s së prodhuesit të njohur të automjeteve. Musk është gjithashtu një mbështetës dhe këshilltar i madh i fushatës së Trump.

Për republikanët, konservatorët dhe të gjithë amerikanët e mëdhenj, Elon Musk po vë gjithçka në rrezik për të ndihmuar kombin tonë dhe po bën një punë të mrekullueshme,” shkroi Trump në platformën e tij sociale, “Truth Social”.Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë pas një rënieje të ndjeshme të aksioneve të Tesla-s, të cilat humbën mbi 15% në Wall Street, shënuar si rënia më e madhe që nga viti 2020. Në të njëjtën kohë, të dhënat nga Pekini konfirmuan vështirësitë e Tesla-s në tregun kinez, ku shitjet e kompanisë janë përgjysmuar gjatë muajit të fundit.

Në postimin e tij, Trump akuzoi të majtën radikale se po përpiqet të bojkotojë fshehurazi Tesla-n për të dëmtuar Musk dhe vlerat që ai përfaqëson.

Të çmendurit e majtë radikalë, siç bëjnë shpesh, po përpiqen të bojkotojnë ilegalisht dhe fshehurazi Tesla-n, një nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve në botë dhe ‘bebin’ e Elonit. Ata duan ta sulmojnë dhe ta dëmtojnë atë për shkak të bindjeve të tij,” shkroi Trump. “Për këtë arsye, nesër në mëngjes do të blej një Tesla të re si shenjë besimi dhe mbështetjeje për Elon Musk, një amerikan vërtet i madh. Pse duhet të ndëshkohet ai që ka vënë aftësitë e tij të jashtëzakonshme në shërbim të ‘Make America Great Again’?”

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments