Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon nga koalicioni VLEN që të tërhiqet nga uzurpimi i institucioneve dhe ju siguron që Fronti Europian nuk do të bëhet hyjë në Qeverisë.
“Integrimin europian pa asnjë vonesë dhe pa asnjë hamendje si alternativa e vetme për vendin tonë.
Vetingun për të gjithë politikanët, gjykatësit, prokurorët dhe bartësit e funksioneve publike me monitorim ndërkombëtar.
Verifikimin dhe kontrollin e pasurisë për të gjithë bartësit e përgjegjësive publike në 33 vitet e fundit”, shkruan Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Ahmeti thekson se duhet të respektohet legjitimiteti etnik i procesit zgjedhor dhe karakterit ndëretnik të institucioneve në përputhje me vullnetin e zgjedhësve dhe komuniteteve.
Ahmeti poashtu kërkon që VLEN të tërhiqet nga uzurpimi i institucioneve.