Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Tv21, u shpreh se pas zgjedhjeve të 15 korrikut BDI do të jetë fituese dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshme në rajon.
Ahmeti gjithashtu u shpreh se nëse partië politike do të bëhen bashkë atëherë do të behemi edhe ne shqiptarët bashkë.
Sa i përket ideës së kryeminsitrit Ahmeti u shpreh se kjo ide është që nga 2009.
“Ideja e kryeministrit është e 2009,pra para 11 vitesh.Tani ka qenë momenti i duhur në kohë të dukur.Kemi shkuar shkallë shkallë duke u ngjitur në pozicione kyce që kanë të bëjnë me shtetin” kështu ka deklaruar Ali Ahmeti duke komentuar idenë e kryeministrit shqiptar.
Në momentin e duhur dalim dike iu ngjitur shkallëve në garë për kryeministër.
Për punën e kryeministrit ne nuk kemi hyrë me dy mendje.Për kryeministrin shqiptarë nuk ka plan B .Llogaritë le ti bëjnë edhe të tjerët.Pala tjetër nuk po ballafaqohen me Naser Ziberin.