Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga Gostivari tha se kur kombi është në rrezik, atëherë interesat partiake humbin rëndësinë.
Sipas tij, kombi është mbi të gjitha dhe se nuk nevojiten parti kur mohohet gjuha dhe shkelet mbi gjakun e dëshmorëve.
“Kur kombi është në rrezik, nuk ka rëndësi partia. S’na duhen parti kur tentohet të mohohet gjuha jonë, kur shkelet mbi gjakun e dëshmorëve, kur na kthehen nepërkat dhe hijenat e hershme për të na shkelur edhe barin mbi varre. “Kushdo që mendon se mund të kthejë prapa gjuhën shqipe, përfaqësimin dhe dinjitetin tonë, le ta dijë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë,”, ka deklaruar Ali Ahmeti.
Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 19 tetorit, duke theksuar se “vota është arma jonë më e fortë për të mbrojtur atë që kemi fituar me shumë mund dhe sakrificë.”