Komuna e Tetovës / Општина Тетово shmang transparencën mbi llogarinë përfundimtare të vitit 2025. Bie në sy realizimi rekord 100% i mjeteve për kontratat e militantëve të partisë (570.000 euro), kurse sporti anashkalohet duke u realizu vetëm 15% e mjeteve të planifikuara, a fushat sportive vazhdojnë të përdoren si parking për automjete.
Në një kohë kur xhirollogaria e Komunës së Tetovës mbetet e bllokuar, nuk jepet asnjë informacion zyrtar për borxhin aktual ndaj bizneseve.
