8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAgresioni në Banjskë, dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga...

Agresioni në Banjskë, dëshmitari tregon sa paguhej një pjesëtar i grupit nga Milan Radojiçiq

300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” ishin zgjuar nga gjumi si pasojë e luftimeve.

Të shtënat nuk ishin ndalur deri në agim. Atëherë mysafirët kishin parë se hoteli ishte mbushur njerëz me armë të gjata dhe të maskuar në uniforma të gjelbra, në mesin e tyre kishte edhe të plagosur.

Kur dëshmitari “kishte zbritur në recepcion për të pyetur se çfarë po ndodhte, kishte marrë informatë se nuk kishte ndonjë sulm dhe duhet të kthehej në dhomë.”

Të frikësuar për gjendjen e jashtëzakonshme, dëshmitari rrëfen në Prokurori se janë nisur për në bodrumin e hotelit bashkë me të tjerë ku edhe kanë qëndruar deri në mëngjes.

Mysafirët s’ishin lejuar të largohen nga hoteli deri në ora 10 e mëngjesit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pas gati një viti pas sulmit në Banjskë për 45 persona, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ku i vrarë mbeti rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas sulmit në ku mbeti i vrarë rreshteri, grupi i Radojiçiqit u strehua në hotelin e Banjskës. Dëshmitari i Prokurorisë tregon sa paguheshin anëtarët e grupit të Radojiçiqit.

Babai i 27-vjeçarit të akuzuar, Vladan Ilić, pranon një telefonatë nga djali i tij ku i thotë se ka nevojë të largohet nga hoteli i Banjskës.

Më vonë, babai kupton se djali i tij ka ecur në këmbë për 4 orë e gjysmë dhe ka dalë në Serbi.

Grupi kishte bartur të plagosur që janë trajtuar në Novi Pazar dhe Beograd, një prej tyre kishte vdekur aty.

Babai i Vladanit e kishte ditur se djali i tij është pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile” dhe se paguhej 400 euro në muaj./betimiperdrejtesi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments