8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAgjencia për kontrollin e përgjimeve mbetet pa drejtor, Kuvendi i RMV-së,ka harruar...

Agjencia për kontrollin e përgjimeve mbetet pa drejtor, Kuvendi i RMV-së,ka harruar të shpallë konkurs.

Kuvendi i RMV-së votoi dje me 83 vota “pro” shpalljes publike për drejtor të ri të Agjencisë Teknike-Operative (ATO), e cila kontrollon monitorimin e komunikimeve elektronike të qytetarëve. Vendimi është propozuar nga deputetët Maria Kostadinova nga LSDM dhe Arbër Ademi nga BDI.

Mirëpo, sot i skadon mandati drejtorit aktual Zoran Angelovski dhe derisa të zgjidhet pasardhësi i tij, institucioni i themeluar pesë vite më parë pas skandalit masiv të përgjimeve të paligjshme, do të jetë pa drejtues. Mandati i drejtorit të ATO-s është pesë vjet, pa mundësi rizgjedhjeje.

Shpallja zgjat 10 ditë nga publikimi i sotëm në “Gazetën Zyrtare” dhe në tri gazeta të tjera ditore dhe më pas nis procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri. Kandidaturat e paraqitura fillimisht shqyrtohen nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, e më pas votohen në seancë plenare në Kuvend.Ndryshe, ATO filloi veprimtarinë më 1 nëntor 2018. Formimi i tij synon të parandalojë çdo abuzim të masës së monitorimit të komunikimeve elektronike të qytetarëve nga autoritetet e autorizuara për monitorimin e komunikimeve apo operatorëve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments