Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar e udhëhequr nga Driton Nebiu ka publikuar sot shpalljen për shitjen e dy parcelave në Vodno, të konfiskuara më parë nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov në rastin “Perandoria”.
Bëhet fjalë për tokë të pandërtuar me sipërfaqe 3880 m2 dhe pyll me sipërfaqe 634.38 m2, të cilat ndodhen në një lokacion në Vodno në Komunën Qendër, të konfiskuar me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.
Nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara thonë se me shitjen e këtyre patundshmërive në buxhetin e shtetit do të derdhen mjete në vlerë prej 126.638.882 denarë ose 2.059.000 euro.
Të drejtën e pjesëmarrjes elektronike në ankand publik kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, me përjashtim të të dënuarit të cilit i është konfiskuar pasuria e paluajtshme, punonjësit e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, si dhe një person tjetër që ka marrë pjesë zyrtarisht në procedurën e shitjes.
Agjencia për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar deri më tani ka shitur banesa dhe garazhe nga prona e konfiskuar e Mijallkovit.