16.9 C
Tetovo
E diel, 16 Mars, 2025
BallinaLajmeAgjencia për Informim dhe Privatësi ka identifikuar 6 mijë kamera të hapura...

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka identifikuar 6 mijë kamera të hapura në internet në territorin e Kosovës(video)

Marketingu i drejtpërdrejtë i kompanive në Kosovë, qoftë për t’i njoftuar qytetarët për produkte-shërbime të reja apo edhe për zbritjet e ndryshme, pa marrë pëlqimin e tyre paraprakisht, përbën shkelje të privatësisë.

Në lidhje me këto njoftime ka më së shpeshti ankesa në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), sipas Komisioneres së AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku.

“Nuk mund të dërgosh SMS të qytetari pa e pasur paraprakisht pëlqimin se a dëshiron të njoftohet për të rejat, për produktet e reja apo për zbritjet që mund të jenë dhe përveç se duhet ta kenë pëlqimin paraprak më shkrim, duhet ta kenë mundësinë e fshirjes, nëse nuk duan të pranojnë SMS të tillë më”- është shprehur Sogojeva-Dermaku në “KallxoPernime”.Lidhur me këto shkelje, Sogojeva-Dermaku thotë se janë shqiptuar edhe gjoba, ndërsa pavarësisht kësaj prapë vazhdon të ketë raste të tilla, edhe pse kompanitë kanë filluar të ndërgjegjësohen në këtë aspekt, thotë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments