Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohen dhe do të funksionojnë si një agjenci, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për planin e qeverisë së re për shërbimet e inteligjencës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të shkrihen dhe do të bashkohen në një agjenci dhe mund të them se do të jetë një proces që do të zgjasë disa muaj. Pres që të përfundojë me sukses në Kuvend”, tha Mickoski.
Ky lloj bashkimi i shërbimeve është bërë nga shumë vende që janë vende anëtare të NATO-s. Ndër to, siç sqaroi Mickoski, në fqinjësi janë Republika e Sllovenisë në fund të viteve nëntëdhjetë, pastaj Republika e Kroacisë në fillim të këtij mijëvjeçari.