Mos postoni fotografi të dokumenteve tuaja apo të personave të tjerë me informacion personal në internet, veçanërisht jo në rrjetet sociale. Prisni ose shkatërroni dokumentet tuaja të vjetra që tregojnë emrin, adresën ose informacione të tjera personale në mënyrë që askush të mos mund t’i marrë ato
Në një kohë kur jemi dëshmitarë se në buletinet policore shpesh raportohet për keqpërdorim të të dhënave personale, është e rëndësishme që qytetarët të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm se ku i lënë ato. Ekzistojnë edhe rastet e kredive të shpejta me të dhëna personale të vjedhura. Megjithatë, nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thonë se qytetarët këtë vit nuk kanë paraqitur kërkesa për konstatimin e shkeljes të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit të marrjes së një kredie të shpejtë. Ata shtojnë se në vitet e mëparshme ka pasur raportime të tilla dhe i referohen përdorimit të të dhënave personale nga persona të tjerë gjatë marrjes së një kredie, përdorimit të të dhënave të kontaktit (p.sh. një numër telefoni), për afatin e mbajtjes së të dhënave personale në kompanitë financiare, shpërdorim të detyrës zyrtare, falsifikimin e nënshkrimit kur aplikohet për kredi të shpejtë etj.
“Në disa nga këto raste në të cilat persona të tjerë kanë marrë kredi të shpejtë në emër të kërkuesit për konstatim të shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia ka konstatuar shkelje. Në raste të tilla Agjencia këshillon qytetarët që të bëjnë kallëzim penal për shkak të veprës së kryer – keqpërdorim të të dhënave personale. Në rast se vet personi ka dhënë të dhënat e tij personale (emrin, mbiemrin, numrin e sigurimeve shoqërore) dhe një kopje të dokumentit personal të identifikimit dhe më pas ka marrë njoftim nga ndonjë kompani financiare se është marrë një kredi në emër të tij (pa dijeninë dhe pëlqimin e tij) atëherë kjo konsiderohet keqpërdorim i të dhënave personale nga një person i panjohur. Nëse kërkohet zbulimi i kryerësit, Agjencia nuk është kompetente që sipas ligjit të ndërmarrë veprime dhe aktivitete ndaj atij personi ose më saktë zbulimin e tij dhe këto raste i përcillen juridiksionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Sipas rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave personale, të gjithë ata që përpunojnë të dhënat personale (kontrollues dhe përpunues) janë të detyruar të zbatojnë masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të të dhënave personale, duke zbatuar arritjet më të fundit teknologjike”, thonë nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
vazhdimin në linkun
https://www.koha.mk/agjencia-apelon-qytetaret-kujdes-me-te-dhenat-personale/