Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler ka vizituar kantierin e ndërtimit të pjesës Tetovë-Gostivar të korridorit 8. Nga Ambasda e SHBA-së, theksojnë se Bechtel-Enka po bën punë mbreslënëse në Korridoret 8 dhe 10.“Ambasadorja Angela Aggeler vizitoi kantierin e ndërtimit të pjesës Tetovë – Gostivar të Korridorit 8 për të parë nga afër punën mbresëlënëse që po bën Bechtel-Enka në Korridoret 8 dhe 10. Këto rrugë të reja janë rrjete strategjike të transportit të NATO-s që jo vetëm do t’u shërbejnë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu do të forcojnë tregtinë dhe lidhjen rajonale”, bëjnë të ditur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.