4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAgeler: Vendime të vështira janë përpara Maqedonisë së Veriut

Ageler: Vendime të vështira janë përpara Maqedonisë së Veriut

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Bujar Osmani dhe ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, sot në një video fjalim të përbashkët kanë uruar përvjetorin e dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Në fjalim, të dy rikonfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjen e SHBA-së për proceset integruese evropiane të vendit. Dialogu strategjik, thotë Osmani, është një kthesë e rëndësishme në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve.

Ambasadorja amerikane, duke theksuar rëndësinë e dialogut strategjik, thekson se rruga e vendit drejt këtij momenti vendimtar nuk ishte e lehtë, duke shtuar se vendime të vështira janë përpara.

ANGELA AGELER,AMBESDORE AMERIKANE NË VEND

“Përvjetori i dialogut strategjik është një mundësi për të reflektuar mbi më shumë se tre dekada të partneritetit amerikano-maqedonas, për atë që kemi arritur së bashku, si dhe për sfidat e përbashkëta që na presin. Rruga e vendit drejt këtij momenti vendimtar të historisë së tij nuk ka qenë e lehtë dhe vendime të vështira janë përpara. Por Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë mbështetësi juaj i vazhdueshëm dhe miku më i madh. Ne do të jemi me ju krah për krah ndërsa arrini qëllimet tuaja për siguri, prosperitet dhe mundësi brenda komunitetit evropian”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments