Ambasadorja amerikane Angela Ageler, e cila ndjek me seriozitet zhvillimet në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe kritikon hapur, tha për “Sloboden peçat ” se është e shqetësuar nga kthesa në shumë çështje gjyqësore të profilit të lartë dhe pret të shohë një justifikim ligjor për të.
– Jam e shqetësuar kur shoh përmbysjen e kaq shumë çështjeve gjyqësore të profilit të lartë dhe ende nuk kam parë një justifikim të qartë ligjor për këtë. Nuk mund të mos shqetësohem nga ndikimi i gjerë politik dhe presioni mbi vendimet gjyqësore. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i rezistojnë presionit, të veprojnë me integritet dhe të thërrasin ata që ndërhyjnë. Njerëzit në këtë vend nuk meritojnë asgjë më pak – na tha ambasadorja Ageler e pyetur për të komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, por edhe deklaratën e ish-drejtueses së Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska, e cila. tha se ajo është përballur me presion që të heqë dorë nga akuzat ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski.