2.6 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAgeler: Kemi prova të forta për korrupsion kriminal! SHBA po shqyrton sanksione...

Ageler: Kemi prova të forta për korrupsion kriminal! SHBA po shqyrton sanksione të reja-shtesë për Artan Grubin dhe Enver Bexhetin

Përveç ndalesës për hyrje në SHBA, Uashingtoni shqyrton sanksione shtesë për ish zv.kryeministrin e parë, Artan Grubi dhe familjen e tij si dhe për gjykatësin e apelit, Enver Bexheti. Ambasadorja Angela Ageler, theksoi se janë të mundshme masa që do t’i përfshijnë transaksionet e tyre ekonomike, por edhe masa të tjera. Nuk deshi të kumtojë detaje konkrete për aktivitetet e Grubit dhe Bexhetit, por theksoi se është notuar ryshfet. Nga ajo që është e ditur, vitin e kaluar për gjykatësin Bexheti, Këshilli Gjyqësor ngriti hetim përshkak se rasti “Target-Fortesa” shumë gjatë ka qëndruar në syrtar, që ka të bëjë me përgjimet. Por, deri te procedura e shkarkimit nuk erdhi.

“Ne jemi thirrur që sipas ligjit të emërojmë dhe të sanksionojmë individë për të cilët kemi prova të forta për korrupsion kriminel. Çfarë do të ndodhë pas kësaj varet nga ata që e zbatojnë ligjin dhe nga gjyqësori i këtij shteti. Por do të them se nëse ne mundemi të sigurojmë prova, atëherë munden edhe ata”, tha Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler.

Ambasadorja Ageler disa herë përsëriti se provat janë të qasshme dhe pret që organet e gjyqësorit të ndërmarrin aksion, për këtë por edhe për rastet e tjera me personat që u gjetën në listën e zezë. Ageler përsëriti se korrupsioni është kanceri i shoqërisë.

“Ky proces vazhdon, patjetër se do të ketë edhe emra të tjerë që po shqyrtohen tani dhe është interesante se me çdo vendosje të tyre nuk do të befasoheni, vijnë shpeshherë persona që kanë prova shtesë për parregullsi të personave dhe kolegëve të tjerë. Ky është një proces, siç thash, shumë dinamik”, shtoi Ageler.

Ageler përsëriti se që nga pavarësimi i vendit, SHBA-të kanë investuar gjysmë miliardë euro në gjyqësor, por siç vlerësoi, nuk ka feedback të mirë për investimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments