7.5 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Janar, 2025
BallinaOpinionAfrim Ibrahimi-Fanda / PËR CILËN PARTI (NUK) DUHET TË VOTOJNË SHQIPTARËT, NË...

Afrim Ibrahimi-Fanda / PËR CILËN PARTI (NUK) DUHET TË VOTOJNË SHQIPTARËT, NË ZGJEDHJET PARLAMANTARE TË 9 SHKURTIT NË KOSOVË?

shtë një pyetje e vështirë që mund ti shtrohet sot një shqiptari, në këtë realitet plot hipokrizi dhe mashtrime.

Sipas propagandës politike intensive të partive, e në veçanti të LVV-së, më e zëshmja tani që nuk do ta lëri pushtetin në ansnjë mënyrë, kjo pyetje nuk është fare e vështirë, madje nuk duhet shtruar fare. Nisur nga propaganda e LVV-së, e ndjekur nga euforia dhe kulti i ndërtuar për Albin Kurtin, që prej kohësh ka zëvendësuar euforinë për UÇK-në dhe kultin për Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Ali Ahmetin etj, LVV paraqitet si shpëtimtare e shqiptarëve nga partitë e dalura nga lufta. Liderët e këtyre partive akuzohen jo pa të drejtë për dorëzimin e sovranitetit në veri të Kosovës paramilitarëve serbë, bisedime të fshehta me Serbinë për shkëmbime territoresh, falje territori Malit të Zi dhe firmosjen/votimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, të gjitha këto për t’i lënë të qetë në aktivitetet korruptive që ngulfatën Kosovën.

Por a janë sot partitë e dalura nga lufta, e cila shqiptarëve në Kosovë ua solli lirinë, por jo edhe shqiptarëve në ish IRJM, vërtetë armiq të popullit shqiptar që duhen luftuar? A është vërtetë LVV partia shpëtimtare që do t’ua kthejë shqiptarëve sovranitetin mbi territore e tyre, do të ndalojë Asociacinin e Komunave Serbe dhe nuk bën e as do të bëjë shkëmbime territoriale në dëm të shqiptarëve?

Ibrahim Kalin, emri i të cilit është shënuar me të verdhë në foton e bashkëngjitur, dy rreshta më poshtë se emri i Hysamedin Ferajt në listën e Bordit Këshillëdhënës të Fondacionit Qendra për Civilizim Islam (FOCIC) me seli në Shkup, sot është drejtor i Shërbimit Kombëtar të Intelegjencës Turke (MIT). Në nëntor të vitit 2013, Ibrahim Kalin, në atë kohë kryekëshilltar i kryeminstrit Taip Erdogan për punë të jashtme, bashkë me Hysamedin Ferajn, Afrim Gashin, Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe të tjerë, krijuan Bordin Këshillëdhënës të këtij Fondacioni dhe u zotuan se “do të bëhen shtylla e idesë fisnike, për të bërë pjesën e tyre të punës në krijimin e një bote të re…”, siç deklaroi Izet Mexhiti në pjesën ceremoniale të mbledhjes.

Gjykuar nga proceset politike që pasuan në “Maqedoninë e Veirut” pas vitit 2013, nuk është e vështirë për të kuptuar se çfarë përfaqëson kjo BOTË E RE e Hysamedin Ferajt dhe drejtorit të MIT-it turk. Koalicioni qeverisës i LVV me VMRO dhe partitë erdoganiste të Islamit Politik në ish IRJM, me një grua të mbuluar dhe dy hoxhallarë deputetë, flasin më se mjaftueshëm. Është Bota e Re Neootomane e Erdoganit, e ngjashme dhe po aq e rezikshme sa edhe Bota Serbe. Është bota që sot prodhon dhe inkurajon celulat e reja të ISIS, si kjo e ditëve të fundit, në Shkup dhe Gostivar. Është pikërisht bota ku varosen aspiratat evropiane të shqitparëve në ish IRJM dhe Kosovë, për t’i hapur vend “Botës neootomane” të Taip Erdogan.

Vërtetë Albin Kurti, së paku deri më tani, shmangu implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe (ACS) në Kosovë, duke e kushtëzuar atë me njohjen paraprake të Kosovës si shtet nga ana e Serbisë. Por në të njëjtën kohë dorëzoi pa i’u dridhur qerpiku sovranitetin e territoreve shqiptare në ish IRJM, Erdoganit dhe Mickovskit, vëllaut të Vuçiçit. Duke luftuar bashkë me VMRO-në, partnerin e koalicionit qeveritar, kundër dy shteteve të BE në mbrojtje të ”çështjes maqedonase “të pazgjidhur” dhe “ekzistuese prej shekujsh”, siç u shpreh Mickovski para pak ditësh, i dha jetë projektit serb të “Republikë Serbe të Maqedonisë” (tani edhe projekt i Erdoganit) të krijuar mbi territoret e lara me gjak të shqiptarëve në mbledhjen e ASNOM-it në gusht të vitit 1945. Dhe me kte, Albin Kurti në fakt bëri falje territori shumë herrë më të madh se zona e Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit – pothuajse sa ai i Kosovës. Thënë ndryshe, bëri shkëmbim territoresh – territore të shqiptarëve në ish IRJM, për veriun e Kosovës.

Nga ana tjetër, PDK, si parti e dalur nga lufta, bashkë me dy partitë e vogla që dolën nga kjo parti, në saje të sakrificës së anëtarësisë, ish luftarë të UÇK-së, kanë merita të padiskutueshme për lirinë e Kosovës. Liri të cilën e gëzon edhe Albin Kurti sot, si kryeministër i Kosovës.

Por është gjithashtu fakt i njohur për të gjithë, se krerët e këtyre partive u zhytën në aktivitete kriminale dhe korruptive. Madje një pjesë e mirë e tyre, e familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tyre, janë të sanksionuar ose në pritje për t’u futur në listën e zezë të SHBA për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion dhe veprime që cenojnë sundimin e ligjit. U zhytën në negociata dhe bisedime të fshehta, në dëm të Kosovës dhe territoreve shqitpare, duke e lënë veriun e Kosovës në duar e paramilitarëve serbë; firmosën marrëveshjen për associoacionin e komunave serbe, një Republikë Serbe që do ta kthente Kosovën në Serbi .. vetëm e vetëm që të lihen të qetë në aktivitetet e tyre kriminale dhe korruptive. Madje Hashim Thaçi, i përfshirë dhe i egzaltuar në atë masë në këto bisedime të fshehta, shkoi aq larg, saqë para kamerave, krah për krah me kryeministrin e shtetit gjenocidal serb, e quajti atë bashkë me veten e tij “djem të mirë” (“good guys”), që nuk kanë bërë asgjë të keqe! Por kjo nuk është argument për të shpallur këto parti, bashkë me dhjetra mija anëtarë të këtyre partive armiq të popullit që nuk duhen votuar në asnjë mënyrë.

Si përfundim, në rrethanat e sqaruara më sipër, asnjëra nga partitë nuk e meriton besimin dhe votën e shqiptarëve. Në vend të kësaj, ky realitet i hidhur shtron imperativin para shqiparëve, e në veçanti anëtarësisë së këtyre partive, për të reformuar partitë e tyre, dhe për të ndaluar krerët në keqpërdorimin e partive të tyre. Sot kthimi i Serbisë në Kosovë nuk është më opsion, por korrupsioni dhe aventura e rezikshme e Albin Kurtit me islamin politik erdoganist, të cilit tanimë i është dhënë sovraniteti i territoreve të shqiptarëve në ish IRJM, po rrezkon edh sovranitetin e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të Kosovës dhe në përgjithësi të shqitparëve.

May be an image of text that says 'formua Bordi Këshillëdhënës FOCIC-it shtunën, mbledhja Fondacionit "Qendra Civilizimit Islam" (FOCIC). prani Bordit Ekzekutiv, kësaj ftese për pjesëmarrje në mbledhje konstituive 1.Adnan Bordit Këshilledhënës përgjigjën personalitete: Akademisẽ Shkencave dhe Arteve Kosoves Akademisë Arteve Maqedonisë- profesor universitar nẽ pension dhe studiues letërsisë- Maqedoni/Kosovë 10.Ferid Shkencave Boshnjake .Fuat fillozofisë profesor universitar Maqedoni dhe kryetar Akademisë Ismaili doktor doktori filozofisë- universitar- Kryeministrit Kasami- 39.Hasan Xhillo Turqisë per politikë filozofisë pjesën shkencave ekonomike profesor profesor universitar shtylla Magedoni Çairit, projekte mund prodhojmë shume mirëqenie për qytetaret mbajnë keto ide kaq fisnike, duke bërë pjesën tonë punës drejtim paragjykimet kaluarës gatshme integruar botën". krijimit'

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments