12.3 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shtator, 2024
BallinaOpinionAfrim Ibrahimi -Fanda /Paralajmërimi për shfuqizimin e ligjit për gjuhët - përmbyllje...

Afrim Ibrahimi -Fanda /Paralajmërimi për shfuqizimin e ligjit për gjuhët – përmbyllje e lojës së pistë politike, me pjesëmarrës të gjitha partitë shqiptare në ish IRJM


U befasuat nga paralajmërimi i Mickovskit për shfuqëzimin e ligjit për gjuhët!? Pse? Është thjesht loja e pistë politike, të cilën e dinim të gjithë, që nuk fillon tani, nuk fillon vetëm këtu, e as vetëm me këta deputetë hoxhallarë të mjerë, gjysmëanalfabetë të VLEN, që thjesht zbatojnë urdhërat që vijnë nga diku tjetër. Rrënjët e kësaj loje të pistë mund të mos i kërkojmë në vitin 1945, sepse ishim thjesht viktimë e murtajës sllavokomuniste që plakosi gjysmën e Evropës. Por i gjejmë qartë që me rrënimin e pushtetit monist, dhe themelimin nga UDB-ja dhe ish komunistët shqiparë të partisë së parë shqiptare, PPD.
E dinim të gjithë, përfshirë dhe Edi Ramën, Albin Kurtin, Vjosa Osmanim, partitë shqiptare… se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në ish IRJM? Sigurisht që po! Në mos tjetër, tabelat vetëm në gjuhën “maqedonase” në të gjitha rrugët ndërurbane jashtë vendbanimeve ku jetojnë “pakica shqiptare”, na i nxirrnin sytë gjatë gjihë kohës. Ashtu siç na i nxirrte sytë mbishkrimi me germa të mëdha, vetëm në gjuhën “maqedonase” mbi godinën e aerportit ndërkombëtar të Shkupit, prej ku Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpesh nisen për udhëtimet e tyre jashë vendit!
E dinim se ishte vetëm çështje kohe kur VMRO, fituese reale e të gjitha zgjedhjeve të mëparshme, do të vinte në pushtet? I dinte Albin Kurti synimet antishqiptare të Mickovskit dhe VMRO-së, kur përmes jeniçerëve të Erdoganit në VLEN vendosi të bënte koalicionin bashkeqeverisës me te? Sigurisht që po.
Pikërisht për pasojë të kësaj indiference të të gjitthe neve, të indiferencës pothuajse 80 vjeçare të Tiranës, Prishtinës zyrtare që nga pavarësimi i Kosovës, Marrëveshjes së turpshme të Ohrit pas luftës së 2001, me të cilin u garantua shteti komb i “maqedonasve”, e me kte dhe statusi i pakicës për shqiparët, si dhe mercenarizmit të partive politike shqipare, shqiptarët në ish IRJM kanë një kushtetutë e cila i trajton si PAKICË.
E kjo kushtetutë që shiptarët i trajton si pakicë, ne amandamentin 5 jep te drejta te perdorimit te gjuhes shqipe SI INDIVIDË, e jo si e e drejte kolektive.
Në mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit për ndryshimin e këtij statusi kushtetues të pakicës, të udhëhequr nga mercenarizmi dhe përfitimet klanore dhe personale, të prirur për pazarllëqe dhe lojra të pista, këto parti shqiptare që sot aktrojnë të befasuara, në vitin 2018 sollën këtë ligj të sajuar për përdorimin e gjuhëve, qëllimisht i bërë lëmsh, i pazbatueshëm, në kundërshtim me nenin 7 të kushtetutës, për të mos u zbatuar kurrë. Bashkë me antishqiptarët e LSDM, me kundërshtimin e antishqiptarëve të VMRO, sollën një ligj të paligjshëm, për ta shfuqizuar një ditë.
Dhe ja, ajo ditë erdhi. Asgjë për t’u befasuar që sot VMRO-DPMNE në pushtet, po përfundon atë që nisi si opozitë në janar të vitit 2019, kur në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë paraqiti kërkesën për anulimin e Ligjit për për përdorimin e gjuhëve, duke e konsideruar si “jokushtetues dhe i dëmshëm për Maqedoninë”.
Ashtu siç nuk kishte asgjë për t’u befasuar kur komisioni i Venecias, më tetor të vitit 20219, këtë ligj manipulues për shqiptarët e konsideroi se “tejkalon standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”, duke sqaruar më tej se “në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”.
Jeni dakord me kushtetutën e cila garanton unitaritetin e ish IRJM, duke e përcaktuar atë si shtetin-komb të “maqedonasve”, ndërsa shqitparët si pakicë? Atëherë pushoni së befasuari, mësohuni me pozitën e pakicës dhe pregaditurni të khteheni në kohërat jo shum të largëta, kur jetonim në “ulica, broj …”, për t’u mjekuar shkonim në “bollnicë”, për t’u larë, në “rekë”, për të marrë dokumente, në “opshtinë”…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments