7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAfrim Ibrahimi-Fanda / DY FITORET E RËNDËSISHME TË MICKOVSKIT NË MBLEDHJEN E...

Afrim Ibrahimi-Fanda / DY FITORET E RËNDËSISHME TË MICKOVSKIT NË MBLEDHJEN E PËRBASHKËT TË QEVERIVE TË KOSOVËS DHE ISH IRJM.

Pas miratimit që mori nga Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe ish IRJM, se gjuha shqipe nuk është zyrtare në ish IRJM e si pasojë nuk ka si të rezikohet më shumë se kaq, dhe se pritet një vendim “i drejtë” nga Gjykata Kushtetuese e ish IRJM, Mickovski korri edhe një fitore tjetër e cila mbeti nën hijen e debatit për ligjin për gjuhët.

Në kulmin e ngazëllimit të Albin Kurtit për fqinjësinë dhe bashkëpunimin e mirë me ish IRJM, Mickovski në mes të Prishtinës, për krah Albin Kurtit dhe para gjithë shqiptarëve ju kërcënua gjithë atyre shqiptarëve të Kosovës të cilët gjatë luftës së 2001”guxuan” të ndihmonin dhe luftonin krah për krah me vëllezërit e tyre në ish IRJM. Ju tha shkurt dhe qartë: “po erdhët në shtetin tim, do t’ju arrestoj”. Mu në mes të Prishtinës, me miratimin e Albin Kurtit, Mickovski duke ndjekur strategjinë e vjetër serbe, ndau shqiptarët e Kosovës në “dobri i loshi shiptari” (shqiptarë të mirë dhe të këqinj). Dhe natyrisht, pasi kërcënoi “shqiptarët e këqinj”, u tregua falenderues dhe mikpritës ndaj atyre “shqiptarëve të mirë” që janë në një mendim me te se ish IRJM bashkë me shqiptarët brenda saj janë pronë e tij dhe çështje e tij, duke i ftuar të vijnë në “shtetin e tij” për të shetitur në qendrat tregtare të Shkupit. Dhe për këtë, nuk kishte ku të gjente shembullin më të përshtatshëm dhe më bindës se Albin Kurtin “radikal”, i cili nuk e kundërshtoi Mickovskin në asnjë moment, për asnjë qëndrim të tij.

Njëkohësisht Mickovski, duke marrë edhe miratimin e heshtur të Albin Kurtit, i shpalli edhe njëherë të paligjshëm dhe armiq të shtetit të gjithë shqiparët në ish IRJM të cilët kanë bërë burgje, kanë luftuar, dhe akoma luftojnë për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet diskriminuese për shqiptarët. E me këtë, me Albinin përkrah, dha mesazh të qartë për gjithë shqiptarët në ish IRJM të pakënaqur me kushtetutën dhe ligjet dikrimunuese që e bëjnë Mickovskin pronar të shtetit dhe ata pakicë të ardhur, se tani e tutje do të jenë vetë, pa përkrahje nga “agresorët nga veriu”. Dhe nuk kishte ku të gjente vend më të përshtatëshëm se Prishtina, për ta dhanë këtë mesazh!

E si të mos ishte i kënaqur Mickovski!? Nëse shqiptarët në ish IRJM kishin pak shpresa për përkrahje dhe inkurajim nga dy gjysëm shtetet shqiptare për ndryshimin e kushtetutës diskriminuese që i trajton ata pakicë që përbën së paku 30% të popullsisë, ato definitivish u shuajtën këto ditë në Prishtinë.

Sidoqoftë, Mickovski nuk është aq “zemërgur”. Për “shqiptarët e këqinj” të Kosovës që do të arestohen në ish IRJM, edhe mund të gjeje zgjidhje – me ndihmën e mercenarëve të VLEN, do ti kalojë në arrest shtëpie, për të ikur në ditët në vijim në Kosovë. Por shqiptarët në ish IRJM, duhet t’i thirin mendjes – të heqin dorë nga gjuha zyrtare dhe të gjtha të drejtat e tjera kolektive që ju takojnë, duke respektuar kushtetutën dhe ligjet diskriminuese dhe duke treguar lojalitet ndaj pushtetit të VMRO-së, më së miri duke u anëtarësuar në V-LEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments