ASH t’i bashkohet frontit opozitar, përse? Për të bërë çfarë? Për të luftuar kazinotë, ne pritje te hyrjes ne qeverine e VMRO-se?
Cila është kauza që do të duhej të bashkonte jo vetëm të vetëquajturën “opozitë”, por të gjitha partitë shqiptare në ish IRJM?
Dy nga gjithsej tre popujt fqinjë të ish IRJM (këtu nuk po numroj serbët – themeluesit e këtij shteti), për ironi, të dy shtete anëtare të BE (Greqia dhe Bullgaria) denoncuan hapur përvetësimin e emrit “Maqedoni” për shtetin, emrit “maqedonas” për kombin, gjuhës dhe historisë maqedonase, ashtu si edhe të gjuhës dhe historisë bullgare, duke dëshmuar qartë, publikisht, se dëmton dhe rrezikon interesat e tyre kombëtare dhe shtetërore. BE jo vetëm që nuk i dënoi, por përkundrazi ju bashkua këtyre dy shteteve për të bërë presion autoriteteve të ish IRJM, për të bërë ndryshimet e duhura kushtetuese, ku do të pasqyroheshin këto intersa të Greqisë dhe Bullgarisë.
Asnjë nga këto dy popuj, dy shtete, nuk është dëmtuar aq, sa është dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet dhe rezikohet kombi shqiptar në tërësi dhe shqiptarët në ish IRJM në veçanti, duke ju përvetësuar territorin, historinë, kishat, manastiret… duke ua përvetësuar shtetin, duke i asimiluar dhe duke i shëndruar në qytetatarë të dorës së dytë, në shtëpite e tyre!
Por as edhe një fjalë të vetme nga partitë shqiptare! Asnje fjalë nga kryeministrat, qeveritë, parlamentet, akademitë e shkencave… e dy gjysem-shteteve shqiptare!
Asnjë nga këta nuk shtron pyetjen se pse lufta e ashpër kroato-serbe përfundoi me pavarësimin e kroatëve nga Jugosllavia, dhe formimin e shtetit të pavarur kroat!? Pse për luftën e përgjakshme në mes të serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve në Bosnje zgjidhja e vetme ishte federalizimi dhe kantonizimi i Bosnjes e Hercogovinës? Pse pavarësimi i Kosovës nga shteti gjenocidal i Serbisë ishte e vetmja zgjidhje e drejtë pas luftës çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë?
Ndësa për konfiktin e armatosur në mes të shqiptarëve dhe “maqedonasve” zgjidhja e vetme për shqiptarët ishte statusi i pakicës në shtetin unitar në duart e njërës palë në konflik!?
Këtu duhet kërkuar kauzën që do të bashkonte partitë shqiptare në një front real opozitar, të përkrahur nga shoqëria shqiptare. Çdo gjë tjetër është mashtrim!
Për fat të keq akoma nuk duket dritë në tunel!