11.5 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeAfrim Gashi reagon pas zërave për largim nga VLEN: jam i përkushtuar...

Afrim Gashi reagon pas zërave për largim nga VLEN: jam i përkushtuar ndaj besimit të votuesve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ritheksuar përkushtimin e tij ndaj votuesve që i kanë dhënë besimin në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024.

“Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar,” shkruan Gashi, duke bërë të qartë se ai përfaqëson Alternativën në kuadër të koalicionit opozitar VLEN.

Duke komentuar rolin e tij si Kryetar Kuvendi, Gashi theksoi se angazhohet të veprojë në mënyrë të paanshme dhe të barabartë ndaj të gjitha grupeve parlamentare, në përputhje me detyrimet kushtetuese që i ngarkon funksioni i tij.

Në reagimin e tij, Gashi nuk la pa përmendur edhe përpjekjet e disa mediave për të krijuar, siç i quajti ai, “senzacione”, duke theksuar se konsistenca politike dhe morali politik mbeten udhërrëfyes të angazhimit të tij publik.

“Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin,” përfundon Gashi postimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments