Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot ka folur në lidhje me shkuarjen e tij në një dasmë në Kosovë.
Ai thotë se sipas ligjit ai është i obliguar që gjithkund të lëvizë me veturën zyrtare.
“Sipas ligjit dhe rregullores së qeverisë, unë jam i obliguar si kryetar i Kuvendit që gjithkund të lëvizi me veturën zyrtare.
Unë nuk dua kjo të jetë kështu. Të gjithë duam që të kemi pak privatësi, unë aspak nuk e kam, dhe për fat të keq në këtë rast e kisha patjetër në ngjarje private të udhëtojë me veturën zyrtare”, tha Gashi