Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka pritur sot zëvendësambasadoren e SHBA-së në Shkup, znj. Nikol Varns, z. David Myers – shef i zyrës politike në Ambasadë dhe z. Mike Kerns – këshilltar për siguri rajonale, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në punën e Parlamentit.
“Sot kisha kënaqësi që t’i pres në takim zëvendësambasadoren e SHBA-së në Shkup, znj. Nikol Varns, z. David Myers – shef i zyrës politike në Ambasadë dhe z. Mike Kerns – këshilltar për siguri rajonale, me të cilët biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në punën e Parlamentit.
Ishte një takim miqësor dhe mbështetës për punën tonë në Kuvendin e RMV-së.
Duke shprehur kënaqësi nga ky takim, delegacioni i ambasadës amerikane na përgëzoi për punën transparente dhe dinjitoze që e kemi dëshmuar në këtë periudhë të drejtimit me institucionin legjislativ në vend.
Në mbyllje të takimit i falënderova miqtë e Ambasadës së SHBA-së për vizitën dhe theksova se ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet dhe përkushtim, sepse ky është detyrimi ynë ndaj qytetarëve dhe ndaj institucionit të cilin e drejtojmë”, ka shkruar Gashi.