7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAFRIM GASHI NË DITËN E ALFABETIT: ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE MBETET SYNIMI...

AFRIM GASHI NË DITËN E ALFABETIT: ZYRTARIZIMI I GJUHËS SHQIPE MBETET SYNIMI DHE PËRKUSHTIMI YNË POLITIK

Festa e Alfabetit, që është kulminacioni i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, gjithnjë vjen për të na e kujtuar se identiteti ynë kombëtar është ngritur mbi shkrimin, gjuhën dhe kulturën, gjë që na bën të mburremi se ne jemi shqiptarë për shkak të gjuhës shqipe. Duke u gjendur në këtë ditë dhe duke jua uruar festën, uroj që shqipja jonë, pavarësisht rrethanave globale, të vazhdojë të mbetet mjeti me të cilin ne komunikojmë mes vete, përmes së cilës i shkruajmë vargjet më të bukura dhe i shprehim idealet më të larta. Festa e Alfabetit na flet edhe për kujdesin që duhet ta kemi ndaj gjuhës sonë dhe përdorimin e saj zyrtar në vendin tonë, që po ashtu mbetet një synim për tu përmbushur dhe plotësuar.
Urime 22 Nëntori!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments