13.2 C
Tetovo
E diel, 27 Tetor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: Gjuha Shqipe ende jo zyrtare – fakte se si opozita...

Afrim Gashi: Gjuha Shqipe ende jo zyrtare – fakte se si opozita e “forcoi pozitën politike të shqiptarëve në RMV ” ?Koha për betejë të re për barazinë.(video)

Në emisionin “Public Square” me Ditmir Bushatin, Kryetari i Parlamentit të RMV-së, Afrim Gashi, theksoi se synimi kryesor i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë arritja e barazisë në këtë shtet. Ai theksoi se çështja e barazisë duhet të rihapet në të ardhmen, duke shtuar se po përpiqen të bindin partnerët maqedonas, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, që përdorimi i gjuhës shqipe dhe barazia nuk dëmtojnë askënd.

Duke komentuar ndikimin e mediave, Gashi tha se vendi është në një fazë tranzitore, ku shumë media janë të ndikuara nga forcat politike dhe shpesh përpiqen të krijojnë konfuzion. Ai theksoi se gjuha shqipe, edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, nuk arriti të bëhej zyrtare për shkak të formulimit të ndërlikuar që e përkufizon atë si “gjuhën që flasin mbi 20% e popullsisë,” pa e përmendur qartë gjuhën shqipe.

Gashi bëri thirrje që të gjithë faktori politik shqiptar, në pozitë dhe opozitë, të bashkohet në këtë betejë që gjuha shqipe të fitojë statusin përfundimisht si gjuhë zyrtare.

Në emisionin “Public Square” të Ditmir Bushatit, ku ishte i ftuar, Kryetari i Parlamentit të RMV-së, Afrim Gashi, theksoi se faktori shqiptar ka qenë shumë i nënvlerësuar. Ai mori shembull vitin 2014, kur BDI-ja kishte 20 deputetë dhe ishte në koalicion me VMRO-në, por nuk arriti të siguronte postin e kryetarit të parlamentit. Ndërkohë, në vitin 2016, kur në zgjedhje mori pjesë Lëvizja Besa dhe një tjetër koalicion shqiptar, megjithëse numri i deputetëve shqiptarë u ul, u arrit një forcë politike e shqiptarëve, duke çuar për herë të parë në vendosjen e një shqiptari si kryetar parlamenti në vitin 2017.

Gashi gjithashtu kujtoi se edhe në vitet ’90, kur LSDM-ja kishte pushtet më të madh, ishte një periudhë e vështirë për shqiptarët. Ai përmendi procese të montuara dhe ngjarje tragjike, si vrasje gjatë përpjekjes për hapjen e Universitetit të Tetovës, rastin e Gostivarit në vitin 1997 dhe rastin e Bitpazarit, ku pati viktima mes fëmijëve dhe qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments