8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: Është i mundur kompromisi, fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM...

Afrim Gashi: Është i mundur kompromisi, fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM dhe ASH

Pas përfundimit të negociatave mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të diskutohet për qëndrim apo dalje nga koalicioni qeveritar. Ne jemi për kompromis dhe rreth shpërndarjes së dikastereve. Këtë deklaratë e ka bërë kreu i Alternativës, Afrim Gashi në pauzë nga takimi me anëtarësinë në Gostivar.

Gashi përmendi se autoritetet partiake do të vendosin për qëndrim apo largim nga qeveria. Nëse Aleanca është partner qeveritar dhe Alternativa mbetet, sipas Gashit ka rrugë dhe kanale për komunikim dhe bashkëpunim, sepse siç ka theksuar ai, Alternativa është parti bashkëpunuese.

Lidhur me spekulimet se ka kushtëzime për të qëndruar apo larguar nga Qeveria, në pyetje të MIA-s për vlerësim apo qëndrim partiak, lideri i Alternativës thotë se si parti janë përballë asaj sfide, por, siç tha ai fatkeqësisht apo fatmirësisht do të presin të shohin se si do t’i udhëheqë Aleanca për Shqiptarët negociatat me LSDM-në për hyrjen në Qeveri.

Nëse arrihet një marrëveshje mes tyre, do të shikojmë nëse është prishur dhe a ndikon në marrëveshjen tonë për të hyrë në Qeveri”, tha Gashi.

Alternativa mbajti mbledhje në qytetin e Gostivarit. Kreu i kësaj partie u shpreh se kjo parti do të vendosë nëse do të qëndrojë ose jo në qeveri, pas takimit që do ta ketë me kryeministrin Kovaçevski. Për Alternativën, sipas Gashit, më me rëndësi në qeveri ka qenë marrëveshja politike që e kanë lidhur me partnerët e koalicionit.

“Ne me ASH-në kemi pasur marrëdhënie të mira, kemi ruajtur raporte të mira dhe nëse ata vendosin të hyjnë dhe nëse ne do të mbesim aty atëherë do të gjejmë kanale të komunikimit dhe do të bashkëpunojmë. AA është parti bashkëpunuese”, deklaroi Afrim Gashi.

Sipas Gashit, janë organet e partisë ata që do të vendosin për fatin e kësaj partie në qeveri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments