12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi dhe Sela për mbajtje të zgjedhjeve më 26 korrik

Afrim Gashi dhe Sela për mbajtje të zgjedhjeve më 26 korrik

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare më 26 korrik. Me këtë qëndrim në takimin e liderëve te presidenti Stevo Pendarovski kanë dalë sot kryetarët e dy partive, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Siç ka deklaruar Gashi pas takimit, qëndrimet e partive maqedonase kanë qenë larg. Partia qeveritare ka qenë për zgjedhje në qershor, ndërsa ajo opozitare në fillim të shtatorit dhe në takim aspak nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Gashi dhe Sela për mbajtje të zgjedhjeve më 26 korrik

“Shpresoj se ditët në vijim do të kemi takime që të caktojmë ndonjë datë për zgjedhje me konsensus. Duhet të kemi parasysh se shteti duhet të ketë institucione, por edhe në ditën e zgjedhjeve të mos vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve. Kishte një interpretim se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme rrjedhin afatet për zgjedhje dhe në fund të qershorit duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ne mendojmë se ajo nuk është mirë as për qytetarët as edhe për shëndetin e tyre. Poashtu, nuk është mirë pasi duhet të arrihet marrëveshje për zgjedhje me konsensus”, ka thënë Gashi.

Nga ana tjetër, Ziadin Sela ka pohuar se Komisioni për sëmundje ngjitëse ka theksuar se gjendja me pandeminë po përmirësohet, por ekziston rrezik i lartë për shëndetin e qytetarëve.

“Mu për këtë propozimi jonë për mbajtjen e zgjedhjeve është 26 korriku pasi do të jetë periudhë e fitores mbi virusin korona dhe do të jetë me më pak rrezik për qytetarët, ndërsa do të hapen kufijtë dhe do të ketë mundësi të pranisë së misionit vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhje. Njëherësh KSHZ do të ketë mundësi të përgatis listat e qytetarëve që kanë mbushur 18 vjeç që të kenë të drejtën të zgjedhin”, ka thënë Sela.

Gashi dhe Sela për mbajtje të zgjedhjeve më 26 korrik

I pyeta, presidentin e shtetit dhe kryetarin e Qeverisë, tha ai, “nëse janë të sigurt se edhe pas 30 majit nuk do të ketë gjendje të jashtëzakonshme dhe ata nuk ishin të sigurt”.

“Nuk nevojitet në mënyrë hipotetike të caktojmë datë për zgjedhje pa u deklarua kompetentët të thonë nëse do të ketë ose jo gjendje të jashtëzakonshme. Ju dhashë propozim nëse nuk e dinë, të takohemi edhe si liderë të partive politike dhe në momentin kur do ta dinë, atëherë të flasim për zgjedhje”, tha Sela.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments