16.5 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: Alternativa i dha stabilitet kësaj Qeverie

Afrim Gashi: Alternativa i dha stabilitet kësaj Qeverie

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka folur për rolin e partisë pas nisjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Sot, kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe zyrtarisht po i fillojnë negociatat për aderim në Bashkimin Europian, më duhet të them – pa modesti – se më vjen mirë që edhe ne ose, më saktë, pikërisht ne, ishim çelësi që i dha stabilitet kësaj qeverie që të mund të vijë data e fillimit të negociatave.

Sot, kur kontributi i Alternativës po del në pah, sesi me një veprim politik u ka hapur udhë dy shteteve dhe shumë kombeve, unë dëshiroj t’i falënderoj të gjithë ata që na besuan se kishim marrë vendimin e drejtë dhe t’ju them se Alternativa, përveç që është zgjidhje (alternativë) kur nuk shihet rrugëdalja, është edhe parti që merr vendime të guximshme në kohë të vështira, duke dalë përtej interesave të saj të ngushta të politikës ditore.”,- tha Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments