1.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeAfrim Gashi: Ali Ahmeti ta tregojë letrën origjinale për publik me nënshkrimet...

Afrim Gashi: Ali Ahmeti ta tregojë letrën origjinale për publik me nënshkrimet .Shqiptarët e çuan BDI-në në opozitë, loja mbaroi.Kah mesi i qershorit do ta kemi Qeverinë e re .!

Kreu i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, mohoi se e ka nënshkruar letrën të cilën e publikoi Ali Ahmeti para disa ditësh, e që ka të bëjë me kushtëzimin e qeverisë me ndryshimet kushtetuese.

Gashi shtoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, po kërkon rrugë për të qëndruar në pushtet.

E pasaktë. Nëse është e vërtetë, ai duhet ta tregojë atë letër. Ku është ajo letër? Nëse e ka, le ta tregojë. Ai po lexonte një letër që ne e kemi parë, ka qarkulluar në qarqe të caktuara, por pa nënshkrimin tonë. Ai mund të ketë firmosur, por nuk ka një letër të tillë. Ai po ëndërron, kërkon mënyra se si të qëndrojë në pushtet, por shqiptarët i thanë se duhet të shkojë në opozitë dhe këtë duhet ta pranojë. Loja ka përfunduar”, thotë Gashi.

Kryetari i Alternativës tha se në takimin e pare, VMRO-DPMNE-ja ka përsëritur qëndrimin e programit zgjedhor se nuk kanë problem me bullgarët në Kushtetutë, por kanë problem me garancitë.

“Në politikë ka gjithmonë zgjidhje dhe kompromise. Më besoni se zgjidhjet po gjenden. Mendoj se duhet të ulemi dhe të bëjmë një diskutim thelbësor dhe të sinqertë dhe mendoj se do të gjendet një përgjigje”, thotë ai.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, pjesë e koalicionit VLEN për emisionin 360 shkallë, ka deklaruar se sipas pritshmërive Qeveria e re do të duhet të formohet kah mesi i muajit qershor.
“Mendojë se deri në mesin e qershorit do të kemi qeveri, këtë e vlerësojë në bazë të bisedës të cilën e kishim. Nëse kështu shkojnë punët, do të jetë shpejtë”, ka deklaruar Gashi
.
Sa i përket preferencave për postet ministrore, edhe pse nuk është biseduar për këtë temë, Gashi tha se përpjekja e tyre është që të kenë përfaqësues në resorët lidhur me pesë shtyllat për të cilët kanë dhënë premtime në fushatën zgjedhore, siç janë, integrimi në BE, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, decentralizimi dhe arsimi.
“Për këtë resorë dëshirojmë të kemi njerëz tonë, anëtarë të cilët do të jenë në funksione të rëndësishme, por nuk do të thotë kjo se duhet të jetë ministër. Koncepti ynë është që qeveria të funksionojë si një, të ketë program qeveritar dhe të mos jetë e rëndësishme si do të thirret ministri ose nga cila përkatësi etnike vjen apo parti politike”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments