7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA takohet me presidentin e shtetit Pendarovskin

Afrim Gashi-AAA takohet me presidentin e shtetit Pendarovskin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka realizuar sot një takim me Presidentin e Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovksi. Në takim, siç thuhet në kumtesën e kësaj partie, është folur për zhvillimet e gjithmbarshme politike në vend dhe rajon, si dhe për ecurinë e procesit eurointegrues.

“Përveç kësaj, duke biseduar për ndryshimet kushtetuese, që pritet të ndodhin për shkak të hapjes së negociatave për aderim në BE, kryetari Gashi e shfrytëzoi këtë mundësi që ta informojë Presidentin edhe për propozim-amendamentin kushtetues të Alternativës që luftën kundër korrupsionit ta sanksionojë me një nen kushtetues, në mënyrë që ato lëndë të mos mund të vjetrohen. Presidenti Pendarovski shprehu interes për këtë propozim, gjithnjë duke qenë të bindur se lufta kundër korrupsionit – si vlera më e rëndësishme e BE-së – është një detyrim dhe një sfidë që edhe vendi ynë ta zë hapin eurointegrues”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Alternativa.

Gashi në takimka qënë i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiku Shaini

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments