-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA: Pa opozitën shqiptare në KSHZ, s’mund të ketë zgjedhje! Kjo...

Afrim Gashi-AAA: Pa opozitën shqiptare në KSHZ, s’mund të ketë zgjedhje! Kjo që po ndodh në Kuvend është çmenduri

Pa pjesëmarrjen e plot të opozitës shqiptare, nuk mund të ketë zgjedhje, thotë kreu i Alternativës, Afrim Gashi, pas debatit të ashpër në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend për zgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, shkruan TV21. Gashi është i prerë, thotë se ky vend në KSHZ i takon opozitës shqiptare, respektivisht Lidhjes Europiane për Ndryshim.“Unë e kuptoj që mund të bëni lojëra politike me gjëra që janë të interpretueshme politikisht, nuk janë të qarta, ligji është me dy kuptime, por për çështje që janë të saktësuara me ligj, të bëni këso manipulime, secilin qytetar po ta pyesni se kujt i takon anëtari i shtatë i KSHZ-së, të gjithë do u thonë pa përjashtim, se i takon opozitës shqiptare. Çfarë bëjnë këta, i çojnë propozim një partie sa është formuar, ajo parti e propozon anëtarin e ASH-së, që është pjesë e shumicës, duan që përbërja e KSHZ-së të jetë 5-2. Vërtet është çmenduri kjo çfarë është duke ndodhur”, theksoi mes tjerash Gashi./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments