“Padurimi për fitore, është garancia për humbje” deklaroi mbreti francez Louis XIV, i njohur si “Mbreti Diell” (1638–1715), një nga monarkët më të fuqishëm të Evropës, që sundoi Francën për më shumë se 70 vjet.
Është pikërisht ky padurim, dhe etja e papërmbajtur për pushtet që po demaskon dhe nxjer zbuluar kohët e fundit edhe Albin Kurtin me mercenarët rreth tij.
Është paturpsia dhe aroganca e tij, që e bën atë të bindur se mundet pafundësisht të tallet, të mashtrojë dhe tërheqi për hunde shqiptarët, me shpresa dhe premtime fallco, në veçanti ata në “Maqedoninë e Veriut”
Një nga mashtrimet më të hapura dhe më arogante është premtimi elektoral për ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren. Premtim bosh që tenton të mbajë në pushtet atë vet, dhe miqt e tij të VLEN.
Që të jetë akoma më qesharake, Kaltrina Zekolli, kukulla pa vlerë, që në Ministrinë e Transportit të ish IRJM mban për dekor etnik postin e zëvensëministres, është “garantuesja” për “prioritetin” e këtij projekti në qeverinë e ish IRJM.
Ndërkohë, cili është qëndrimi zyrtar i qeverisë së “Maqedonisë së Veriut”?
Qëndrimet zyrtare të qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren gjatë viteve kanë qenë të të paqarta ose të shmangura, megjithëse projekti ka pasur mbështetje të gjerë nga shqiptarët në rajon.
Qëndrimi zyrtar: Nuk është prioritet
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në periudhën pas 2020, ka deklaruar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se rruga nuk është prioritet strategjik. Në dokumentet zyrtare për planifikimin e infrastrukturës rrugore, ajo nuk përfshihet si projekt i rëndësishëm për periudhën afatmesme apo afatgjatë, që zbulon qartazi mungesën e vullnetit politik.
Justifikimi mjedisor
Një nga argumentet që është përdorur nga autoritetet maqedonase është se rruga do të kalojë përmes Parkut Kombëtar të Sharrit, dhe se ndërtimi i saj do të dëmtonte biodiversitetin dhe mjedisin. Ky justifikim është kritikuar nga aktivistë dhe politikanë shqiptarë, të cilët e konsiderojnë atë si një pretekst politik dhe jo shqetësim real ekologjik, sidomos duke pasur parasysh se janë miratuar projekte të tjera në zona të ngjashme.
Deklarimi i vetëm publik i ministrit për Transport lidhur me rrugën Tetovë-Prizren, është se “është e nevojshme të bëhet projektim për të parë nëse mund të realizohet.”, duke mos harruar që të mbështesi lojën e mashtrimit të partnerëvë të tyre të koalicionit, Albin Kurtit dhe mikut të tij të ngushtë, Bilall Kasamit, me deklaratën se “qeveria e Maqedonisë së Veriut do të punojë me Komunën e Tetovës për ta definuar projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren”.
Është shumë domethënëse se në mediat në gjuhën “maqedonase” nuk gjen asnjë deklarim publik të ministrit për transport lidhur me këtë rrugë, që tregon prioritetin real të qeverisë.

