4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaAfërsisht 3,000 punonjës të qytetit të Nju Jorkut përballen me humbjen e...

Afërsisht 3,000 punonjës të qytetit të Nju Jorkut përballen me humbjen e vendeve të punës për shkak të rregullave të vaksinës

Afërsisht 3,000 mësues, zjarrfikës dhe punëtorë të tjerë të qytetit të Nju Jorkut përballen me humbjen e vëndit të punës ditën e premte pasi nuk arritën të vaksinohen kundër koronavirusit deri në afatin e fundit të qytetit. Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams tha se ai nuk do t’i ndryshonte rregullat, pavarësisht se qyteti po përballet me protesta prej disa ditësh që kur paraardhësi i tij shpalli politikën vitin e kaluar. Më shumë se 95% e stafit është vaksinuar.

Protestuesit thonë se kërkesat shkelin lirinë e tyre. Më shumë protesta janë planifikuar për të premten dhe protestuesit kanë paraqitur sfida të shumta ligjore, duke argumentuar, për shembull se rregullat shkelin mbrojtjen kundër praktikimit të lirë të fesë. Por megjithëse Gjykata e Lartë e SHBA-së muajin e kaluar hodhi poshtë një politikë kombëtare që kërkon vaksinim ose teste javore për stafin e bizneseve të mëdha, por ka refuzuar të mbajë një qëndrim kundër kërkesave më të lokalizuara raporton gazetarja Natalie Sherman e “BBC-së”.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams tha në një konferencë shtypi se nuk ishte se qyteti po pushonte punonjësit, por se “njerëzit po heqin dorë”. Shumë nga 3,000 të pavaksinuarit kanë qenë me leje pa pagesë që kur mandati hyri në fuqi vjeshtën e kaluar. Afërsisht 1,000 punonjës të tjerë, të cilët u punësuan pas shpalljes së mandatit dhe kishin rënë dakord të vaksinoheshin, rrezikojnë të humbasin pozicionet e tyre të premten nëse nuk dorëzojnë dëshminë e vaksinimit.

Qyteti i Nju Jorkut që ishte epiqendra e pandemisë kur goditi për herë të parë në vitin 2020 nuk është i vetëm në mesin e qyteteve amerikane që këmbëngul që punonjësit publikë të vaksinohen, gjë që ekspertët thonë se është mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga infeksioni. San Francisko, Bostoni dhe Çikago janë ndër qytetet dhe shtetet që kanë zbatuar rregulla të ngjashme, të cilat zakonisht lejojnë stafin të kërkojë përjashtime.  / abcnews.al 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments