4.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Janar, 2026
BallinaLajme‘Aeroporti’ i Tetovës me gropa dhe çarje, filluan riparimet pak javë pas...

‘Aeroporti’ i Tetovës me gropa dhe çarje, filluan riparimet pak javë pas lëshimit në përdorim (Foto)

Bulevardi Industrial (Vidoe Smilevski Bato) i njohur ndryshe si ‘Aeroporti i Tetovës’ që del në fshatin Poroj, ndonëse u lëshua në përdorim para dy javëve, aty vërehen gropa dhe çarje. Komuna e Tetovës nuk tregoi se pse kanë ndodhur këto lëshime, ndërsa sot në terren Portalb.mk ‘kapi’ makineritë të cilat sanonin këto probleme.

Në redaksinë tonë një qytetar u ankua se rruga e re është shkatërruar pak pasi u promovua.

“Rruga e re për në Poroj që shkon poshtë nën Kazermë është shkatërruar, fill pasi u prenë shiritat e u fotografuan ‘petritat’. Alarmojeni situatën pak se kjo është e tallme me inteligjencën e banorëve të zonës por edhe më gjerë”, tha një qytetar.

Pas verifikimit në terren që bëri dje (14 janar 2026) Portalb.mk, rezultoi se vende-vende ka gropa dhe çarje të asfaltit, ndërsa pjesërisht mungon edhe sinjalizimi rrugor.

“Nuk e shoh në rregull që menjëherë ende pa u bë një muaj nga se u promovua të jetë kështu gjendja, nuk duhet të bëhen punët shkel e shko, përndryshe kjo rrugë për banorët që jetojmë nga Poroji deri në Jazhincë është shpëtim”, tha një qytetar.

“Kështu kur punët bëhen shpejt e shpejt sa për t’u fotografuar. Duhet të rregullohet padyshim që mos të shkatërrohet, pra sa është më heret që mandej kur të lidhet edhe me pjesët tjera mos të jetë e shkatërruar”, tha një qytetare.

Për këto probleme, Portalb.mk dje u drejtua në Komunën e Tetovës, se pse ka ndodhur kjo situatë dhe kur do të rregullohet. Nga Komuna e Tetovës nuk u përgjigjën.

Megjithatë, sot (15 janar 2026) pikërisht në këtë rrugë pamë makineri punuese dhe punonjës të cilët sanonin këto gropa dhe çarje.

Ndryshe, bulevardi Industrial që lidh Tetovën me Porojin në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, u përurua më 30 dhjetor 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments