4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeAdnan Azizi si Ali Ahmeti sheh pas malit: Ilir Demiri do të...

Adnan Azizi si Ali Ahmeti sheh pas malit: Ilir Demiri do të “koritet” në zgjedhje nëse hyn në garë kundër Bilall Kasamit!

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi, në misioni “Dialog te Lajmi” është shprehur i bindur se kryetari aktual i Tetovës Bilall Kasami do ta fitojë edhe një mandat në zgjdhjet lokale.

Azizi ka komentuar edhe zërat për kandidimin eventual të deputetit të “Frontit Evropian”, Ilir Demiri për Tetovën, duke thënë se ai mund të përdoret nga BDI-ja si “mish për top” në garën zgjedhore.

“Pikërisht lansimi i emrit të Ilir Demirit është ide e BDI-së për ta përdorur Ilir Demirin “mish për top” pasi ata nuk kanë kandidat dhe nuk guxojnë të nxjerrin një kandidat i cili “do të koritej” nga gara kundër Bilall Kasamit. Unë mendoj se Iliri është i vetëdijshëm dhe e di paraprakisht rezultatin dhe nuk do t’i futet kësaj avanture që do t’ia humbte edhe atë krediblitet që e kishte paraprakisht”, tha deputeti Adnan Azizi, në emisionin “Dialog te Lajmi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments