18.1 C
Tetovo
E diel, 22 Qershor, 2025
BallinaLajmeAdnan Azizi: Shqiptarët do të përfaqësohen me ligj, nuk do të jenë...

Adnan Azizi: Shqiptarët do të përfaqësohen me ligj, nuk do të jenë më instument për pazare

Shefi i Shtabit Qendror të VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të përfaqësuesve të BDI-së, të cilët sipas tij jo vetëm që i mohojnë të drejtat e shqiptarëve, por edhe i përdorin si numra për interesa të ngushta politike. “Nuk e kuptoj nëse reagimet e tyre i shkruajnë vetë apo ua përpilojnë partnerët e tyre nga Levica dhe opozita maqedonase. Janë aq qyqarë sa në çdo fjali e demantojnë vetveten, duke nxjerrë në shesh fytyrën e vërtetë anti-shqiptare që e kanë kultivuar për dekada”, thekson Azizi.

Ai thekson se përfaqësuesit e BDI-së e kanë shndërruar gjuhën shqipe në një përqindje statistikore, të cilën asnjëherë nuk arritën ta implementojnë realisht, edhe kur numrat u dilnin në favor. “U pengon përfaqësimi i drejtë dhe i barabartë i shqiptarëve, sepse ata janë mësuar që shqiptarët t’i përdorin si numra për kalkulime politike dhe për t’i punësuar familjarët e funksionarëve të tyre,” shtoi ai.

Azizi garanton se koalicioni VLEN nuk do të lejojë më që shqiptarët të trajtohen si instrument për pazare, por do të sigurojë përfaqësim përmes zgjidhjeve ligjore që nuk mund të abrogohen as nga BDI e as nga padronët e saj politikë. “Shqiptarët po vendosen aty ku e kanë vendin, në themele të shtetit dhe jo në pazaret ditore të partive politike. Vazhdoni kështu, sepse çdo ditë po zbulohet edhe më shumë misioni juaj antishqiptar. Dhe shumë shpejt do të përfundoni në histori, por për fat të keq, si tradhtarë”, përfundon reagimin e tij Adnan Azizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments