9 C
Tetovo
E enjte, 9 Tetor, 2025
BallinaLajmeAdnan Azizi ,ra në grackën psikologjike të Arben Taravarit pasi e "sfidoi".Adnan...

Adnan Azizi ,ra në grackën psikologjike të Arben Taravarit pasi e “sfidoi”.Adnan Azizi e bën simbolin e shqiponjës në tubim në Bogovinë

Pas deklaratës së Arben Taravarit, i cili përndryshe është mjek psikolog me profesion dhe kohë pas kohe edhe në politikë përdor metoda të lehta të provokimit psikologjik posaçërisht kur tha se “Mickoski ia ka ndaluar Adnan Azizit ta bëjë simbolin e shqiponjës”, deputeti Adnan Azizi është përgjigjur drejtpërdrejt nga skena e tubimit në Bogovinë.

Azizi, para qytetarëve të mbledhur, bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, duke dhënë një përgjigje simbolike ndaj fjalëve të Taravarit.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa shumë prej të pranishmëve e kanë përshëndetur me duartrokitje gjestin e tij.

======================

p.s Provokimi godet pikat e ndjeshme — krenarinë, ego-n, ndjenjat e pasigurisë.
Në momentin që personi reagon emocionalisht, ai humb kontrollin racional dhe tjetri fiton avantazh psikologjik.

Vendos kufij nëse provokimi është i përsëritur (p.sh. “Nuk do të vazhdoj këtë bisedë në këtë mënyrë.”)

Mos reago menjëherë. Heshtja ose ftohtësia shpesh janë reagimi më i fortë.

Shiko qëllimin, jo fjalët – pyet veten “pse po e bën këtë?”.

Ruan qetësinë fizike (ton zëri, frymëmarrje).

Në thelb: provokimi psikologjik nuk funksionon te ai që nuk reagon.

www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments