Sekretari organizativ i LB, Adnan Azizi në emisionin intervista në Alsat është pyetur nëse kryeministri Mickovski nuk e largon Taravarin nga koalicioni a nënkupton kjo që ju do të largoheni nga qeveria. Azizi u përgjigj se dy gjera të kundërta nuk mund të rinë në një vend, shkruan Top24
“Kryeministri Mickovski ka bërë koalicion me VLEN dhe jo me individ. Kryeministri duhet të ngrej zërin kundër atyre që pa arsye bashkëpunojnë me NDI-në dhe nëse Arbeni është në qeveri atëher i bie që edhe BDI është në qeveri me një këmbë apo me dy këmbë dhe ne subjektet tjera çfarë lypim në një qeveri ku do të jetë BDI dhe kjo e humb atë kuptim se dy gjera të kundërta nuk mund të rinë në një vend,” tha Adnan Azizi.