Deputeti i kolicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një tubimi në Dibër, ka thënë se familjarët e drejtuesve të BDI-së jetojnë në luks derisa shqiptarët vazhdojnë të shpërngulen në vendet e Evropës.
“Familjarët e Ali Ahmetit, e Talat Xhaferit, e Artan Grubit jetojnë në luks marramendës. Vetëm “Soravia” 42 milionë euro, vetëm veturat private besoni i kanë nga 7, 8, nuk është asnjëra ndër 100 mijë euro. Mos të flasim për banesat që i kanë në Shkup, në Tetovë, në Durrës, në Gjirin e Lalzit, në Ulqin dhe shumë kompani biznesi, që janë munduar t’i humbin gjurmët që i kanë themeluar në Evropë”, tha Azizi./Gazeta LAJM